back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaLajmeArrestohen dy persona të dyshuar për mbështetje të grupeve terroriste

Arrestohen dy persona të dyshuar për mbështetje të grupeve terroriste

Të ngjajshme

IKD: 33 institucione mbeten të pambuluara, rritet pasiguria në funksionimin e shtetit

Kosova po vazhdon të përballet me mungesë të bordeve...

U aksidentua rëndë, reagon Denisa Bajramaj

Denis Bajramaj, gruaja e personazhit të njohur në rrjete...

Ilir Krasniqi ia bën sefte me gol në Ukrainë

Skuadra e Kolos Kovalivka ka barazuar 1:1 ndaj Kryvbas...

Pengmarrja e të riut nga Kosova, dalin video nga dreka e tij me pengmarrësit

Policia e Vlorës ka njoftuar arrestimin e tre personave,...

Sot me datën 20 dhjetor 2017, Drejtoria Kundër Terrorizmit në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, ka ndërmarrë një operacion në Mitrovicë dhe në Lipjan për zbatimin e urdhërkontrolleve të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe ajo në Mitrovicë.

Gjatë këtij operacioni në cilësinë e të dyshuarve janë shoqëruar në stacionin e Policisë dy (2) persona:

  • K. P.
  • B. Q.

Personat e arrestuar nga zyrtarët policorë, dyshohet se kanë shpërndarë propagandë në mbështetje të grupeve terroriste, veprime këto të sanksionuara sipas ligjit 05/L-02 për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit.

Gjatë këtij operacioni në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar disa pajisje elektronike dhe gjësende tjera, të cilat janë përdorur për kryerjen e veprës penale dhe të cilat do të analizohen në vijim.

Me urdhër të prokurorit të rastit nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndaj të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz