back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeKEDS tregon se kush e shtrenjton rrymën në Kosovë

KEDS tregon se kush e shtrenjton rrymën në Kosovë

Të ngjajshme

Davide Frattesi drejt transferimit në Premierligë

Davide Frattesi pritet të largohet nga Interi gjatë ditëve...

Një serb në Bajë të Skenderajt e mbyt lopa duke goditur në kokë (FOTO)

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e së...

KEDS ka bërë një sqarim lidhur me iniciatiën e “Protestë kundër rritjes së cmimit të energjisë elektrike” të paralajmëruar për datën 20 12 2017

KEDS nuk ka autoritet për përcaktimin e çmimit të energjisë elektrike – protesta në adresë të gabuar, thuhet në njoftim të cilin e transmeton Drenica Press

KEDS, si kompani që u nënshtrohet ligjeve të Republikës së Kosovës, ka për detyrim të zbatojë politikat e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike dhe nuk ka asnjë ndikim ose autoritet në përcaktimin e çmimeve të energjisë elektrike.

Nga KEDS kurrë nuk është deklaruar se do të ketë ndonjë rritje të çmimit, pasi që as lirimi as ngritja nuk vendoset nga KEDS, prandaj protesta e shpallur është në adresë të gabuar.

Ne e kemi bërë këtë të qartë në çdo deklaratë kur na është kërkuar.

Jemi të habitur që njerëzit që po thirrin për protestë ende e drejtojnë këtë protestë gabimisht ndaj nesh, duke vënë kështu në pikëpyetje motivin e vërtetë të saj.

Dëshirojmë ta informojmë publikun se KEDS është vetëm një nga akterët e zinxhirit të energjisë në Kosovë, me detyrimin dhe përgjegjësinë e qartë për shpërndarjen dhe furnizimin me energji elektrike. /Drenica Press/

Të Fundit

Sport

ShowBiz