Partia Demokratike e Kosovës do ta ketë një deputet më shumë në Kuvendin e Kosovës, me fitoren e Gani Dreshajt.
Partia e drejtuar nga Kadri Veseli edhe pse kishte humbur një deputet me fitoren e Agim Aliut, duke iu shtuar AAK-së një deputet, me fitoren e sotme të kandidatit Dreshaj, PDK do ta rikthej numrin e deputetëve në Kuvend, raporton Gazeta Blic.
Është Rafet Rama, ai i cili pritet ta zëvendësoj Dreshajn në Kuvendin e Kosovës.
Ndryshe, zgjedhjet në Istog ishin mbajtur për të tretën herë radhazi.
Fillimisht nuk pati fitues, derisa në raundin e dytë fitoi Gani Dreshaj, por që Gjykata Supreme e ridërgoi në zgjedhje Istogun.
Ndërkaq, sipas rezultateve preliminare Dreshaj ka 52 vota më shumë, ndërkohë që gjithcka vendoset pas numërimit të 159 votave me zarf dhe votat e të burgosurve.