Deputeti i VV-së, Dardan Molliqaj në Zona e Debatit është duke u deklaruar për pakënaqësitë që janë shfaqur së fundmi brenda partisë në të cilën gjendet ai.
Ai ka treguar në detaje se si kanë nisur mospajtimet mes tij dhe themeluesit të VV-së, Albin Kurtit.
Molliqaj tregon se gjithçka kishte nisur në tetor të vitit të kaluar, për çka Kurti kishte dyshuar se ai ka qëllime për të marrë udhëheqjen e partisë.
”Dallime në VV ka pasur gjithë. Ky problem ka filluar në tetor të viitt të kaluar. Nuk mendoj që ka nisur në mënyrën e duhur e as nuk është përcjellur si e tillë. Diskutimi ka nisur mes Albin Kurtit dhe disa prej neve aktivistëve mbi shqetësimet e tij të ngritura mbi VV-në dhe mbi disa sjellje tona në kuptimin e një leximi që ai bënte të një transformimi të disa prej neve. Në fillim kam menduar që do ta bëjmë diskutim të drejtë e të qartë. Na ka rënë të kalojmë më së shumti kohë bashkë. Unë nuk jam pajtuar me disa gjëra’’, ka thënë Molliqaj, transmeton Periskopi.
Tutje Molliqaj ka vazhduar se ‘’gjithçka ka fillur si dicka normale, si një diskutim. Ka qenë mosbesimi i Albinit që ne mund të fitojmë zgjedhjet, që mund të përballohet me sfidat e ardhshme në Kosovë. Unë kam besuar se do të fitojmë zgjedhjet. Ka fillur një sulm ndaj meje, që unë nuk do ta bëja. Pse po flitet për mu, pse po thuhet që Dardani është bërë mikroborgjez, pse po merret me sondazhe e jo organizatën. Kurti ia ka thënë një shqetësim të tjerëve dhe ka menduar që unë kam pretendime të bëhem kryetar i Lëvizjes. Ma kanë treguar pas 6 muajve diskutimesh. Jam gëzuar shumë se kam menduar se tashmë u zgjidh problemi. E kam thirr Albinin dhe i kam thënë se kam dëgjuar dhe është dashtë mem tregu se nuk di e nuk mundesh. I kam thënë jam gëzu sepse nuk e shoh veten për të qenë si përfaqësues i Vetëvendosjes.’’.Periskopi/