BallinaLajmeCaritas ndan mirënjohje për Fatmir Limën

Caritas ndan mirënjohje për Fatmir Limën

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur sot në takim përfaqësues të Caritasit në Kosovë.

Me këtë rast ata edhe ia kanë ndarë një mirënjohje zëvendëskryeministrit Limaj për kontributin e tij në rrugëtimin e Caritasit.

Zëvendëskryeministri Limaj e ka vlerësuar punën që po bën Caritasi në Kosovë. Ka thënë se qytetarët e Kosovës në veçanti i ka shquar humanizmi.

“Misioni i juaj është i shenjtë. Humanizmi është mbi të gjitha. Kjo dukuri e ka karakterizuar popullin tonë. E kemi për obligim t’u ndihmojmë njerëzve në nevojë dhe të papërkrahur. Ne jemi të interesuar t’ju mbështesim në vazhdimin e projekteve të mira dhe ta thellojmë bashkëpunimin”, ka thënë zëvendëskryeministri Limaj.

Drejtori i Përgjithshëm i Caritasit në Kosovë, Don Viktor Sopi, e njoftoi zëvendëskryeministrin Limaj për punën e Caritasit. Ai tha se Caritasi është partner strategjik për institucionet e Kosovës.

“Si Caritas jemi të shtrirë në të gjithë vendin. Misioni ynë është t’u ndihmojmë njerëzve në nevojë. Ju ftoj ta thellojmë bashkëpunimin”, ka thënë mes tjerash Don Viktor Sopi. /Drencia Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz