BallinaJetëGjest madhështor për dimër, ndërtohen 1000 shtëpi për mace dhe qentë pa...

Gjest madhështor për dimër, ndërtohen 1000 shtëpi për mace dhe qentë pa pronar

Të ngjajshme

Zemaj thotë se LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ekipi i saj

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim...

Tifozët e Vallecanos me fat, takojnë në rrugë dy futbollistët e klubit spanjoll

Skuadra e Rayo Vallecanos nesër në mbrëmje luan ndeshjen...

Nesër e deri më 12 maj mbyllet një rrugë në Prishtinë, shkak punimet

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nga...

Monaco drejt transferimit përfundimtar të Ansu Fatit

Klubi francez AS Monaco po përgatitet të aktivizojë klauzolën...

Gjatë dimrit, në lokacione të ndryshme do të vendosen rreth 1.000 shtëpi për macet dhe qentë pa pronarë në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Ky është një projekt i inicuar nga Drejtoria për Mbrojtjen e Natyrës dhe Parqeve Kombëtare, ashtu që kafshët e pambrojtura gjatë ditëve të dimrit të kenë një strehë të sigurtë.

Nga Ministria e Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave u konfirmua se kanë filluar me implementimin e projektit të Drejtorisë për Mbrojtjen e Natyrës dhe Parqeve Kombëtare me vlerë prej 500 mijë lira turke. Paratë u transferuan në 15 drejtori të ndryshme ku u blenë 1000 shtëpi për macet dhe qentë.

Në mesin e vendeve ku këto kafshë do të bëhen me strehë në ditët e ftohta të dimrit, ndodhen edhe në Balikesir ku parashikohet vendosja e 70 shtëpive.

Përveç strehëve për macet dhe qentë, të cilat do të largohen nga rruga, do të sigurohet edhe ushqime. Për këtë do të kujdesen punonjësit e administratës, komunës dhe qytetarët.

Përfaqësuesja e Federatës për të drejtat e kafshëve në Eskisehir, Ayten Tutkun njoftoi se ky është një projekt i vlefshëm.

Ajo falënderoi ministrinë, e cila është udhëheqëse e projektit me ç’rast theksoi se problemi më i madh janë enët e ujit dhe ushqimit.

“Kafshët nuk kishin se ku të strehohen nga rruga kur binte borë apo shi. Ne kemi provuar në përputhje me mundësitë tona të zgjidhim këtë problem. Është shumë e rëndësishme që një institucion zyrtar i bëri strëhet cilësore prej druri për macet”, tha Tutkun.

Shtëpitë për macet dhe qentë gjithashtu janë vendosur edhe në Yalova dhe Çanakkale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz