BallinaBotëKryeministri palestinez thirrje OKB-së t'i japë fund pushtimit izraelit

Kryeministri palestinez thirrje OKB-së t’i japë fund pushtimit izraelit

Të ngjajshme

Zemaj thotë se LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ekipi i saj

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim...

Tifozët e Vallecanos me fat, takojnë në rrugë dy futbollistët e klubit spanjoll

Skuadra e Rayo Vallecanos nesër në mbrëmje luan ndeshjen...

Nesër e deri më 12 maj mbyllet një rrugë në Prishtinë, shkak punimet

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nga...

Monaco drejt transferimit përfundimtar të Ansu Fatit

Klubi francez AS Monaco po përgatitet të aktivizojë klauzolën...

Kryeministri palestinez Rami el-Hamdallah, i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) të ushtrojë presion ndaj Izraelit që t’i japë fund pushtimit disa dekadash të territoreve palestineze, raporton Anadolu Agency (AA).

“I bëjmë thirrje OKB-së dhe Këshillit të Sigurimit që të marrë përgjegjësi dhe të ushtrojë presion kundër Izraelit për t’i dhënë fund pushtimit të tokës palestineze, përfshirë edhe Kudsin Lindor”, ka thënë Hamdallah para fillimit të seancës të qeverisë palestineze në Ramallah.

Kryeminstri palestinez Hamdallah javën e kaluar dënoi vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për njohjen e Kudsit si kryeqytet të Izraelit, duke e quajtur “të padrejtë” dhe “shkelje të së drejtës ndërkombëtare, rezolutave të KS të OKB-së dhe sulm ndaj popullit tonë”.

“Kurrë nuk do të lëmë Kudsin dhe të rrezikojmë identitetin tonë arab dhe vendet e saj të shenjta”, pati deklaruar Hamdallah duke i bërë thirrje Ligës Arabe dhe Organizatë së Bashkëpunimit Islam (OBI) të qëndrojnë në mbrojtje të qytetit të shenjtë.

Ai poashtu i bëri thirrje edhe vendeve tjera të botës të njohin shtetin e Palestinës me kryeqytet Kudsin Lindor.

Kudsi vazhdon të mbetet në qendër të përleshjeve palestinezo-izraelite, kurse palestinezët shpresojnë se Kudsi Lindor, i cili aktualisht është nën pushtimin izraelit, të jetë kryeqyteti i ardhshëm i shtetit palestinez.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz