BallinaLajmeSami Lushtaku: Nuk i besoj EULEX-it, rasti “Drenica 2” është sakatu

Sami Lushtaku: Nuk i besoj EULEX-it, rasti “Drenica 2” është sakatu

Të ngjajshme

Zemaj thotë se LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ekipi i saj

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim...

Tifozët e Vallecanos me fat, takojnë në rrugë dy futbollistët e klubit spanjoll

Skuadra e Rayo Vallecanos nesër në mbrëmje luan ndeshjen...

Nesër e deri më 12 maj mbyllet një rrugë në Prishtinë, shkak punimet

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nga...

Monaco drejt transferimit përfundimtar të Ansu Fatit

Klubi francez AS Monaco po përgatitet të aktivizojë klauzolën...

Sot është mbajtur seanca gjyqësore ndaj Sami Lushtakut për arratisjen e tij nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK) në maj të vitit 2014.

Pas përfundimit të seancës, Lushtaku ka thënë se kryetari i Gjykatës Speciale ka deklaruar që pjesëtarët e EULEX-it kanë qëllime të caktuara për njerëz të caktuar dhe se prej fillimit e deri më tani kjo është përndjekje politike më shumë, raporton Indeksonline.

“Ne po kërkojmë që hajde nëse ka raste të gjykohen drejt por jo me qëllime të caktuara. Një gjyqtar që i quan ‘lopë të lindura’ shqiptarët, atëherë ju mediat mundeni me vlerësu vet, por ju nuk e di në shërbim të kujt jeni më. Nuk po kërkoj që rasti të hedhet poshtë vetëm për këtë, ata deklaruan që ka këtu prokurorë që nuk janë hiç profesionist, kanë ardhur pa e përfunduar akoma përgatitjen e duhur”, ka thënë Lushtaku.

I pyetur se a pranon gjykim prej vendorëve, ai ka theksuar se pranon cdo gjykim që është i drejtë dhe se për të nuk ka rëndësi a është vendos apo ndërkombëtar.

“Unë nuk besoj në gjykatës të EULEX-it sepse ata kanë deklaruar vet një gjë të tillë. Prandaj edhe ju si media,  qytetarët dhe ata që merren me politikë është dashur të jenë më të zëshëm. Rastin e Drenica 2 e kanë sakatu komplet procesin. Pavarësisht kush është gjyqtar apo prokuror, unë do të vi të përgjigjem para drejtësisë sepse në fund të fundit jemi për tiu përgjigjur atyre”, ka thënë tutje Lushtakur.

Ai ka shtuar se do të bëjë edhe kërkesë me shkrim që të largohet prokurori Romulo Mateus nga ky rast pas kërkesës gojore që ka bërë sot në seancën fillestare.

“Nuk i besoj kësaj drejtësie të EULEX-it absolutisht. Nuk i kam besuar as në të kaluarën e nuk i besoj as tani”, ka përfunduar Lushtaku. Seanca e dytë është caktuar që të mbahet më 19 janar të vitit 2018 duke filluar nga ora 9:30. /Indeksonline

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz