back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeVetëvendosja tregon sesi do të kundërshtoj Demarkacionin

Vetëvendosja tregon sesi do të kundërshtoj Demarkacionin

Të ngjajshme

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

‘Arritje e madhe për kujtesën e Kosovës’, ASHAK arrin 8.5 milion skanime digjitale

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka njoftuar se...

E pabesueshme ku ka rënë Insigne, dikur yll i madh në Serie A

Ylli i dikurshëm i Napolit, Lorenzo Insigne do të...

Bllokada e Kuvendit mund të kthehet sërish

Nëse në periudhën e ardhshme nuk arrihet një marrëveshje...

Normalizohet lëvizja e kamionëve edhe në hyrje-dalje të Maqedonisë Veriore

Shoqata e Transportuesve të Maqedonisë së Veriut ka vendosur...

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka folur lidhur me masat që do të ndërmarrë Vetëvendosje për mos ratifikim të versionit aktual të Demarkacionit, nëse i njejti shkon për miratim në Kuvend.

Selimi bëri të ditur se sa i përket versionit aktual të demarkacionin, Vetëvendosje ruan të njejtat qëndrime.

“Ajo që duhet të dijë opinioni është që Lëvizja Vetëvendosje i ka të njejtat qëndrime për Demarkacionin për versionin aktual, për versionin e Thaçit i ka të njejtat qëndrime”, pohoi ai.

Në anën tjetër, Selimi i pyetur nga Gazeta Blic për një përdorim të mundshëm të gazit lotsjellës, si masë kundërshtuese për këtë marrëveshje tha se tashmë, nuk ka nevojë për veprime të tilla sepse Vetëvendosje i ka sofistikuar mjetet.

“Në mandatin e kaluar kemi përdorur mjete të tjera në mungesë të mjeteve që i kemi sot, ne i kemi sofistikuar mjetet tashmë nuk jemi 16 deputetë, por 32 deputetë, nuk ka nevojë për pengesa tjera, sepse ne do ta pengojmë me votë dhe do të jetë e mjaftueshme”, shtoi deputeti i Vetëvendosjes.

Vetëvendosje është e bindur se komisioni për shënjimin e kufinjëve në krye me Shpejtim Bulliqin do të sjell të gjetura të reja, me anë të të cilave sipas tyre Kosova nuk do të humb territor.

‘”Të gjeturat që do të sjell komisioni i ri ne i kemi ditur edhe më herët, marrëveshja është e padrejtë dhe e dëmton Kosovën, nuk kemi nevojë për protesta sepse I kemi 32 deputetë”, përfundoi Selimi.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ne mbledhjen e nesërme do ta shqyrtoj projektligjin për Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi.

Në ketë mbledhje do të diskutohet edhe raporti i ish- komisionit të kaluar shtetëror për demarkacionin me Malin e Zi, qe udhëhiqe nga ana e Murat Mehës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz