back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeLimaj: Jemi të përkushtuar për hapjen e vendeve të reja të punës

Limaj: Jemi të përkushtuar për hapjen e vendeve të reja të punës

Të ngjajshme

- Advertisement -

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, mori pjesë në tryezën e diskutimit të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike me temë “Zona Ekonomike Rajonale e Ballkanit Perëndimor: implikimet më të gjera tregtare dhe sfida në zbatim për Kosovën”.

- Advertisement -

Me këtë rast, zëvendëskryeministri Limaj tha se ka kaluar koha kur në emër të Kosovës kanë folur të tjerët, duke mos respektuar interesat e vendit. Duke thënë se Qeveria e Kosovës po i jep prioritet fuqizimit të prodhuesve vendor dhe ekonomisë së vendit, zëvendëskryeministri Limaj tha se Kosova më nuk do të jetë një treg i egër ku do të shfrytëzohet nga të tjerët.

“Procesi i Berlinit ka qenë një lajm i mirë për të gjitha vendet e rajonit, një përkushtim i Bashkimit Evropian, konkretisht Gjermanisë dhe vendeve tjera për t’i mbështetur vendet e rajonit”, ka thënë zëvendëskryeministri, duke shtuar se procesi i vazhduar në Vjenë dhe Triestë ka për qëllim përgatitjen e vendeve të rajonit drejt BE-së.

Më tutje, zëvendëskryeministri Limaj tha se edhe pse Kosova me vullnet është bërë pjesë e CEFTA-s, ajo asnjëherë nuk ka gjetur zbatim në vendet tjera në tërësi. “Ekonomia dhe biznesi i Kosovës ka pasur probleme të shumta, në mënyrë të veçantë në drejtim të Bosnjës dhe Serbisë”, tha Limaj, duke shtuar se mosnjohja e Kosovës së pavarur dhe barrierat tjera politike janë pengesat kryesore që pengojnë rrugëtimin e Kosovës. “Ne nuk mund të humbim kohë si Kosovë në gjëra të cilat aktualisht është vështirë të zgjidhen. Prandaj edhe ne i jemi kthyer vetvetes dhe fuqishëm do të mbështesim hapjen e vendeve të reja të punës. Ky është përkushtimi ynë”, ka theksuar zëvendëskryeministri Limaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz