back to top
Saturday, August 23, 2025
BallinaLajmeNënkryetari i LDK-së: Çështja e kryetarit të Prishtinës ende nuk ka përfunduar

Nënkryetari i LDK-së: Çështja e kryetarit të Prishtinës ende nuk ka përfunduar

Të ngjajshme

Paracetamoli mund të rrisë rrezikun për autizëm dhe ADHD tek fëmijët në barkun e nënës

Gratë shtatzëna duhet të marrin paracetamol vetëm me këshillën...

Hakerët ndërprenë komunikimin me më shumë se 60 anije iraniane

Grupi i hakerëve “Lib-Duhtegan” njoftoi se kreu me sukses...

Yndyra e ‘fshehur’ po ju plak në heshtje

Edhe njerëzit e dobët mund të jenë në rrezik...

Kur fillon plakja e vërtetë?

Edhe pse koha kalon në mënyrë të njëtrajtshme, trupi...

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se kjo parti është duke e përgatitur që lëndën për rezultatin e balotazhit në Prishtinë, ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese.

Ai në një intervistë për Telegrafin, ka theksuar se kandidati i LDK-së, për të parin e kryeqytetit, ka arritur që “ta dridh” kundërkandidatin e tij, nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), Shpend Ahmeti.

“Mund të them se në Prishtinë, koalicioni ka funksionuar me Arbër Vllahiun, por nuk mund ta them të njëjtën për strukturat tjera të partisë. Në anën tjetër, nuk ka pasur reagim të votuesve të PDK-së për t’i dhënë votën Arban Abrashit, ashtu siç thuhej”, ka shtuar Haziri.

Ai ka thënë se falë votuesve të LDK-së, Agim Bahtiri për të dytën herë radhazi po e fiton Mitrovicën, por që sipas tij, edhe fitorja e VV-së në Prizren, ka qenë e ndikuar kryekëput nga votuesi i LDK-së.

Sipas tij, VV-ja e ka përdorur votuesin e partisë së Hazirit në Prizren, por e ka luajtur lojën e djallit, në Ferizaj, duke i disiplinuar votuesit e tyre, që të mos e përkrahin kandidatin e LDK-së, Muharrem Svarqa.

Ndërsa, sipas Hazirit, nuk ka funksionuar koalicioni LDK – PDK në Kamenicë, dhe se nënshkrimi formal i marrëveshjes e ka dëmtuar kandidatin Shaip Surdulli.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz