BallinaLajmeFamilja e dëshmorit të UÇK-së i reagon Rexhep Selimit: Si e harrove...

Familja e dëshmorit të UÇK-së i reagon Rexhep Selimit: Si e harrove shokun e luftës? (Video)

Të ngjajshme

Kelmendi: Albin Kurti është politikani më i dhunshëm i Kosovës së pasluftës

Gazetari, Adriatik Kelmendi, ka komentuar sërish incidentin e djeshëm...

Përfundon intervisten Sami Lushtaku

Sami Lushtaku ka përfunduar intervistimin në stacionin policor të...

Valie Export dhe revolucioni feminist në art

Valie Export ishte një nga figurat më të guximshme...

Lushtaku deklarohet para mediave, pasi u lirua në procedurë të rregullt

Sami Lushtaku është liruar në procedurë të rregullt, pas...

Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi ka qenë i ftuar në RTV Dukagjin ku ka folur për 20 vjetorin e daljes publike të UÇK-së në Llaushë të Skënderajt.

Por ndër të tjera, gazetari Fidan Rama e ka pyetur edhe për takimin e fundit që Selimi ka pasur me Komandantin Legjendar Adem Jashari.

Selimi ka treguar se Adem Jasharin e ka takuar një natë para se të fillojë lufta në Prekaz duke rikujtuar se me komandantin ishin parë derisa po tërhiqnin tre të plagosur nga beteja në Likoshan e Qirez. Në këtë rast, ish eprori i UÇK-së, nuk ka përmendur të rënët në këtë betejë që ishin të shumtë e në mesin e tyre edhe dëshmori i parë i UÇK-së në Drenicë, Beqir Rexhepi.

Kjo ka prekur tejamse familjen Rexhepi dhe kanë reaguar duke e cilësuar të qëllimshëm veprimin e Selimit, shkruan Magazina.

“Hera e tretë është që po i ik realitetit. Po me rëndësi është që populli e di këtë dhe gjithë ata pjesëmarrës që ishin mbi 250 mije njerëz në atë varrim madheshtorë. Është për të ardhur keq se si aq shpejt harrohet një shok lufte i rënë dëshmor në betejë; apo të pengon dicka ta thuash këtë realitet”, thuhet ndër të tjera në reagimin e familjes Rexhepi nga Qirezi.

Ne reagimin e familjes është bashkangjitur deklarata e Rexhepit por edhe një video ku shihet trupi i pajetë i dëshmorit, Beqir Rexhepit.

Ja reagimi i plotë i tyre: 

O Rexhep Selimi ne Betejen qe po i permend ne kte intervist ne tv Dukagjin ,Ushtaret e plagosun ne betejen Likoshanit-Çirezit po harron apo don te harron se aty U vra Ball per ball i Vetem tu Luftu gjat gjith dites Deshmori i Parë i UÇK-s ne Drenic Beqir Rexhepi me 28 shkurt 1998 me mixhen Rexhep Rexhepi.

Rexh jam i sigurt qe ti e din kte nuk ke harru po ni thanje e vjeter thot i forti ja jep hakun te fortit a i ligu mundohet mi hanger hakun e te fortit

Kjo eshte e ransishme per historin e Kosoves se ktu ishte pikenisja se di arsyen hera e tret eshte qe po i ik realitetit Po me ransi eshte qe populli e din kte dhe gjith ata pjesemarres qe ishin mbi 250 mije njerez ne ate vorrim madheshtore Eshte per te ardhun keq se si aq shpejt harrohet ni shok lufte i ren deshmor ne betej apo te pengon diqka ta thuash kte realitet!

Rexh nese e ke harru ky eshte Beqa i Çirezit po nuk besoj qe e ke harru se ka ba luft 10 ore pa u nal e ti nuk e dina ku je kan ate dite deri sa Çirezi e Likoshani u dhezshin flak,eshte pak e quditshme ato syze te me hershme qe i permenshe sahat e dakik si paske harru a shokun e luftes deshmor te asaj beteje qe bani namë e ke harru???!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz