Nën patronatin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, të martën, më 28 nëntor 2017, me rastin e 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit, organizohet ceremoni nderimi në kompleksin memorial në Boletin, në nderim të heroit kombëtar Isa Boletini.
Kështu është bërë e ditur nga zyra për marrëdhënie me publikun në Kuvendin e Kosovës.
Aktivitet priten të nisin nga ora 10’të. /Drenica Press/