BallinaLajmeDeklarata e Ramushit për nder të “Ditës së Forcës”

Deklarata e Ramushit për nder të “Ditës së Forcës”

Të ngjajshme

Serbia ndez “alarmin raketor”

Serbia ka futur raketat kineze në arsenalin e saj...

Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë një...

Avokati i Gjestit flet pas lirimit të tij nga burgu

Një nga avokatët e Gjestit, Artan Çerkini, ka folur...

Në prag të “Ditës së Forcës”, Qeveria e Republikës së Kosovës është e bindur dhe krenare për arritjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Rruga e ndjekur e institucionit dhe pjesëtarëve të FSK-së është rrugë e bazuar në përkushtim, sakrificë dhe ndershmëri, që e ka bërë këtë forcë organizatën më të besueshme në vend.
Sot, FSK është profesionale, multietnike, si dhe e trajnuar mbi standardet dhe parimet demokratike të forcave të sigurisë.

Transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK) është proces që garanton sigurinë e të gjithë qytetarëve të Kosovës, të gjitha komuniteteve, si dhe kontribuon në sigurinë rajonale.

Procesi do të jetë një sukses i garantuar dhe i sigurt, me përfshirje maksimale të të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Suksesi në integrimin e komuniteteve joshumicë në FSK është plotësisht i dukshëm: në total, 10.07 për qind e pjesëtarëve të FSK-së janë nga komunitetet joshumicë, ndërsa nga komuniteti serb janë 4.2 për qind e pjesëtarëve të FSK-së.

Forcat e Armatosura të Kosovës do të kenë në fokus përfshirjen e vazhdueshme të komuniteteve, me synimin e rritjes së numrit të tyre.

Në periudhën në vijim, do të intensifikojmë përpjekjet gjithëpërfshirëse për të arritur transformimin në Forca të Armatosura.

I uroj pjesëtarët e FSK-së dhe të gjithë qytetarët e Kosovës për “Ditën e Forcës”, duke qenë i bindur se Kosova do të thellojë kontributin e vet në sigurinë rajonale dhe me gjerë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz