BallinaLajmePasditja sjell motin e keq, shi dhe borë – Tabela për javën...

Pasditja sjell motin e keq, shi dhe borë – Tabela për javën e fundit të nëntorit, çfarë ju pret?

Të ngjajshme

Të dashura me qira

Një dokumentar i ri hedh dritë mbi një fenomen...

Dialogu Kosovë–Serbi, Sorensen bisedon me zyrtarin e OKB-së për zhvillimet e fundit

Emisari evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter...

Selvija e kujton Shpatin me fjalë prekëse para Bajramit

Në prag të festës së Bajramit, një mesazh i...

Rogerti plas bombën për Brikenën

Banori i “BBVA”, Rogerti” ka bërë një deklaratë bombë...

Kurti nesër paradite mbledh Qeverinë

Zyra për Media e Kryeministrisë ka njoftuar se nesër...

Sipas parashikimeve të motit, java e fundit e nëntorit do nisë me mot të ftohtë dhe borë.

Gjatë kësaj jave do na përcjell mot kryesisht me vransira dhe me të reshura bore e shiu, transmeton gazetametro.net.

Sonte priten reshje shiu, të cilat më vonë do të përzien me fjolla bore, e nesër do të mbajë mot i ftohtë, me erë dhe kohëpaskohe me reshje bore.  Reshjet e borës do të vazhdojnë deri të hënën në mbrëmje, e vende-vende edhe të martën në mëngjes.

Të martën dhe mërkurën do të mbajë mot me vransira, por edhe me intervale më të gjata me diell. Nga dita e enjte, vorbulla e dytë do të sjellë mot të vranët dhe me shi. Vetëm në vise malore priten reshje bore.

Temperaturat në fillim të javës do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare me minimale nga -5C deri në 0C, e maksimale deri në +2C.  Nga dita e mërkurë maksimalet do të shënojnë një rritje të lehtë në 5C deri 8C.

Era do të fryejë mesatarisht e fuqishme nga veriu 4-11m/s, e ditën e mërkurë mesatare nga juglindja 3-6m/s. Shtypja atmosferike do të rritet pak mbi vlera normale, por më pas do të pësojë një rënie të theksuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz