back to top
Friday, December 12, 2025
BallinaLajmePDK humbi qytetin më të madh që kishte deri tani

PDK humbi qytetin më të madh që kishte deri tani

Të ngjajshme

22 vjeçari nga Kaçaniku vdiq në Kosovë, pak ditë pasi operoi lukthin në Turqi

Një 22 vjeçar nga Kaçaniku ka ndërruar jetë dje....

Presidentja Osmani niset për në Selinë e Shenjtë, do të takohet me Papën

Presidentja Osmani udhëton zyrtarisht për në Selinë e Shenjtë,...

Po shkëlqen te Trabzoni, presidenti flet për Muçin: Do ta marrim nga Besiktasi, do ta bëjmë…!

Presidenti i Trabzonsporit, Ertugrul Dogan ka folur për Ernest...

Milot Rashica pritet të rikthehet si startues te Besiktasi

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica pritet të...

Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje  ka fituar garën për kryetar të Komunës së Prizrenit, duke bërë kështu që PDK të humbë qytetin më të madh që kishte në menaxhim.

Ai ka fituar, pas përfundimit të numërimit të votave me kusht, me postë dhe atyre të personave me aftësi të kufizuar, njofton Klan Kosova.

Nga votat me kusht Haskuka ka marrë 385 vota, kurse Shaqir Totaj i PDK-së ka marrë 452, por që kjo nuk ka bërë që rezultati përfundimtarë të ndryshojë, pasi kandidati i Vetëvendosjes ka qenë duke prirë me 329 vota nga raundi i balotazhit.

Nga rezultatet preliminare të publikuara në faqen e KQZ-së, të votave të rregullta të balotazhit, Haskuka ka pasur 25 mijë e 509 vota, kurse kundërkandidati i tij nga PDK, Shaqir Totaj kishte 25 mijë e 180 sosh.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz