back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeJa kur do t’i shpallë rezultatet përfundimtare KQZ-ja

Ja kur do t’i shpallë rezultatet përfundimtare KQZ-ja

Të ngjajshme

Ambasadori britanik Hargreaves me vlerësime të larta për Lladrovcin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka vizituar komunën e Drenasit,...

Haradinaj: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për vendin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që gjatë ditës së nesërme të shpallë rezultatet përfundimtarë për raundin e dytë të zgjedhjet lokale, i cili është mbajtur më 19 nëntor.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për “Zeri.info”, se tani do të bëhet futja e të dhënave nga numërimi dhe rinumërimi i sotëm dhe pastaj do të dilet me rezultate përfundimtare.

“Pas këtij procesi të sotëm në QNR do të bëhet futja e të dhënave nga ky numërim dhe rinumërim. Do të procedojmë tutje me shpalljen e rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave që është mbajtur më 19 nëntor. Po besojmë që KQZ-ja këto rezultate do t’i shpallë gjatë ditës së nesërme për që do të kemi një njoftim gjatë paradites së nesërme. Ky proces i rinumërimit dhe i numërimit është përmbyllur i paraparë për ditën e sotme është përmbyllur brenda pak orëve dhe në emër të KQZ-së dua të falënderoj të gjitha mediat të cilat përcjellën nga afër këtë proces”, ka thënë Elezi.

Ai tha se pas shpalljes së rezultateve përfundimtare është afati 24 orësh i subjekteve politike për të paraqitur ankesat e tyre në PZAP.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz