BallinaLajmeOpozita proteston, dështon seanca e sotme në Kuvend

Opozita proteston, dështon seanca e sotme në Kuvend

Të ngjajshme

Vlora Marina prezanton Shqipërinë në skenën globale MIPIM 2026

Projekti Vlora Marina u prezantua në MIPIM 2026, një...

82 vjeçari goditet nga vetura në Prizren

Një 82 vjeçar është goditur sot nga vetura në...

Haradinaj: Le të shkojna në zgjedhje, ndahet shapi prej sheqerit

Nasim Haradinaj ka folur për situatën politike në vend,...

Sazan Ibrahimi: Heshtja institucionale po e thellon padrejtësinë ndaj komunave

Sazan Ibrahimi, Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës,...

Vazhdimi i seancës plenare që ishte paraparë për t’u mbajtur sot, ka nisur vetëm me deputetët e pozitës, ndërsa u ndërpre pas pak minutash.

Opozita nuk ishte në sallë sepse Vetëvendosje në këtë mënyrë e kundërshtoi arrestimin e tre deputetëve të saj, ndërsa deputetët e LDK’së seancën e lëshuan në shenjë proteste për shkak se vazhdimi i seancës ishte caktuar pa pëlqimin e saj.

Pak minuta sa zgjati seanca pati disa pyetje që iu drejtuan kryeministrit Ramush Haradinaj, për çështje nga kompetencat e qeverisë, por meqë në sallë nuk kishte numër të mjaftueshëm deputetësh për të marrë vendime të ligjshme, seanca u ndërpre dhe u paralajmërua që ajo të vazhdojë të mërkurën.

Të premten, para se të fillojë seanca, para objektit të Kuvendit u arrestuan tre deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu. Ndaj tyre kishte urdhërarrest për shkak të mungesës në seancën gjyqësore për rastin e gazit lotsjellës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz