BallinaLajmeA E DINI ARSYEN SE PSE KONSUMI DHE GJUETIA E DATERIT (EDHE...

A E DINI ARSYEN SE PSE KONSUMI DHE GJUETIA E DATERIT (EDHE NË SHQIPËRI) ËSHTË E NDALUAR?

Të ngjajshme

Vlora Marina prezanton Shqipërinë në skenën globale MIPIM 2026

Projekti Vlora Marina u prezantua në MIPIM 2026, një...

82 vjeçari goditet nga vetura në Prizren

Një 82 vjeçar është goditur sot nga vetura në...

Haradinaj: Le të shkojna në zgjedhje, ndahet shapi prej sheqerit

Nasim Haradinaj ka folur për situatën politike në vend,...

Sazan Ibrahimi: Heshtja institucionale po e thellon padrejtësinë ndaj komunave

Sazan Ibrahimi, Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës,...

Gjuetia e daterit të detit (Litophaga litophaga) është e ndaluar që prej vitit 2006 në të gjithë komunitetin europian. Edhe Shqipëria prej pak vitesh e ka të ndaluar jo vetëm gjuetinë e tij por edhe servirjen nga restorantet. Gjithsesi, jo në pak raste ka pasur gjueti të paligjshme dhe nuk kanë munguar organizatat në vend që ngrenë zërin vazhdimisht për këtë problematikë.

 

Por cila është arsyeja e këtij vendimi?

Daterit e detit rriten brenda shkëmbinjve dhe kanë një proces rritje ekstremisht të avashtë. Për të arritur gjatësinë 5 centimetra, atyre u duhen së paku 15 deri në 35 vite.

Përtej këtyre arsyeve dhe faktit se janë specie në zhdukje, ndalimi i gjuetisë së këtij molusku është bërë edhe për një shkak tjetër. Daterit rriten brenda shkëmbinjve dhe për nxjerrjen e tyre duhet shkatërruar shkëmbi. Ndaj, shumë gjuetarë të tij përdorin mjete të ndryshme, nga çekiçët te eksplozivët. Kjo mënyrë gjuetie ka sjellë shkatërrimin e sipërfaqeve të konsiderueshme të shkëmbinjve në rajonin e Mesdheut duke ndikuar në prishjen e biodiversitetit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz