back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaTeknologji500 sulme kibernetike në muaj ndaj NATO-s

500 sulme kibernetike në muaj ndaj NATO-s

Të ngjajshme

Hamza bën thirrje për bashkim dhe tejkalim të përçarjeve politike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati...

Kapën autorët që vranë 20-vjeçarin shqiptar në oborrin e shtëpisë

Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës në...

Vetaksident në Vrellë të Istogut, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti...

S’po bëhet rehat, Christensen lëndohet përsëri

Mbrojtësi i Barcelonës, Andreas Christensen nuk po arrin të...
- Advertisement -

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së NATO-s për Komunikim dhe Informacion, Kevin Scheid tha se Aleanca çdo muaj po goditet nga rreth 500 sulme kibernetike, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Konferencën Vjetore të Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes (EDA) në Bruksel, Scheid njoftoi për aktivitetet e kësaj aleance në fushën e mbrojtjes kibernetike.

Ai theksoi rolin kyç të ndarjes së informacioneve për zhvillimin e aftësive të shteteve në fushën e mbrojtjes kibernetike. Scheid tha se i kushtojnë rëndësi bashkëpunimit të NATO-s me Bashkimin Evropian (BE) në këtë fushë.

Duke i krahasuar sulmet kibernetike me cunamin, Scheid tha se për këtë arsye sistemet e paralajmërimeve të hershme kanë rëndësi jetike.

“Rrjetet kibernetike të NATO-s sulmohen rreth 500 herë çdo muaj”, thotë Scheid, duke mos dhënë informacione për burimin e sulmeve.

NATO, përveç ajrit, tokës dhe detit edhe fushën kibernetike e vlerëson si një fushë ushtarake.

Në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s të organizuar në fillim të këtij muaji, u mor vendimi për themelimin e një Qendre të operacioneve kibernetike, për rritjen e luftës ndaj sulmeve kibernetike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz