back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeCondoleezza Rice pjesë e dialogut Kosovë-Serbi?

Condoleezza Rice pjesë e dialogut Kosovë-Serbi?

Të ngjajshme

Nuk e fitoi çmimin e “Golashënuesit të Vitit” reagon ashpër Mevlan Zeka

Futbollisti i Ballkanit, Valentin Serbe u shpall “Golashënuesi i...

Futbollisti i vitit në futbollin kosovar shpallet Arb Manaj i Dritës

Futbollisti i kampiones së Kosovës, Dritës, Arb Manaj e...

Arjan Konomi rikthehet në ekran, sqaron deklaratën e bujshme

Transmetimi i Big Brother Fan Club nisi sot nën...

Fillon sezona e reduktimeve, KOSTT paralajmëron se do të ketë në disa Komuna të Kosovës

KOSTT, ka njoftuar se Sistemi Elektro-Energjetik i Kosovës, po...
- Advertisement -
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice mund të jetë përfaqësuesja e Shtëpisë së Bardhë nëse i lejohet Uashingtonit të bëhet pjesë e dialogut midis Beogradit e Prishtinës, në Bruksel.

Kjo është raportuar nga media ruse Sputnjik, ku thotë se SHBA nuk synon vetëm përfshirjen në këtë dialog, por edhe të emërojë një dërguar special për Ballkan, transmeton lajmi.net.

Kjo medie thotë, se Amerika synon të bëjë një monitorim në Ballkan dhe të mos lejojë Rusinë t’i fus duart në Kosovë dhe në Bosnje apo ndonjë vend tjetër në Ballkanin Perëndimor.

Më pas raportohet se SHBA mund të mos ketë ndërhyrje të drejtpërdrejt në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, por atë do ta bëjë në mënyrë indirekte.

Tutje përmenden edhe vizitat e shumta të senatorëve amerikan, rreth 100 senatorë e kongresistë amerikanë kanë vizituar Ballkanin, që janë dyfish më shumë se në fillim të viteve të ’90-ta të shekullit të kaluar.

Ditë më parë edhe analisti amerikan Daniel Serwer, i ka dërguar rekomandime Donald Trumpit se duhet të reagojë sa më shpejt në Ballkan. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz