Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë vendim që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi në Republikën e Kosovës.
Ai shkruan në Facebook:
Duke u bazuar në Ligjin për festat zyrtare, kam vendosur që 28 nëntorin – si Dita e Shqiptarëve – ta shpalli ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t’i respektuar vlerat e trungut etnik shqiptar si dhe traditat e mira familjare e shoqërore.
Vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik.
RH


