Anthony Joshua tashmë është një ndër sportistët më të famshëm në botë.
Ai synon të arrijë majat e boksit duke u shpallur kampion absolut duke mposhtur kampionët e dy versioneve tjera, ndërsa tashmë ka në pronësi dy prej tyre.
Në një video të publikuar së fundmi, shihet anglezi duke u stërvitur në atë që mund të jetë ringu më i lartë.
Na çatinë e ndërtesës më të lartë në botë, Burj Al Arab në Dubai, shihet Joshua duke u stërvitur, në atë që është reklamë për qytetin e njohur të tregtisë.
Në vitin 2018 Joshua pritet të përballet me kampionët Deontay Wilder dhe Joseph Parker, ndërsa me këtë të fundit marrëveshja për një duel pritet të arrihet brenda pak ditësh.



