BallinaLajmeAkuza e rëndë e Lumir Abdixhikut kundër Ismet Beqirit, shkak banesa (Foto)

Akuza e rëndë e Lumir Abdixhikut kundër Ismet Beqirit, shkak banesa (Foto)

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Tash janë bashkëpartiak në Lidhjen Demokratike të Kosovës, por dy vite më herët, Lumir Abdixhiku aso kohe pjesë e shoqërisë civile, e kishte kritikuar ashpër një veprim të Ismet Beqirit.

Ky i fundit i kishte ndarë vetes banesë 130 metra katror në qendër të Prishtinës me një çmim prej vetëm 10 mijë eurosh. Këtë veprim Beqiri e kishte kryer në vitin 2005 sa ishte kryetar i Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Abdixhiku, që tash është në të njëjtën shtëpi me Beqirin, në mars të vitit 2016 përmes një postimi në rrjetin social facebook e kishte kritikuar ashpër këtë veprim të Beqirit.

“Me i nda vetit banesë 130 metërshe n’qendër të Prishtinës për 10 mijë euro s’është as e drejtë e as ligjore hiç – veç kapja jep përfundim si ky. Moskuptimi i keqpërdorimit e mbrojtja e tij thuajse s’është bërë gjë, është edhe ma zi. Do të thotë se të tilla vendime do t’i merrje sërish. Viti 2016, me pallavra si këto s’shkon më”, kishte shkruar Abdixhiku.

Nuk dihet nëse Abdixhiku e ndan të njëjtin mendim edhe sot kur është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe bashkëpartiak i Ismet Beqirit. /Gazeta Fjala/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz