back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeHaradinaj: Mos e neglizhoni procesin, votoni

Haradinaj: Mos e neglizhoni procesin, votoni

Të ngjajshme

Lista Serbe gjobitet edhe me 30 mijë euro nga PZAP-i

Paneli Zgjedhor për Ankesat dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë...

Kurti komenton ndarjen e shtesave prej 100 eurosh: Çdo vit…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti thotë se vendimi për...

Fury do të hyjë në ring me Joshuan, por vetëm me një kusht

Tyson Fury është gati të hyjë në ring me...

Alba: Flokët e mia të shtuara kushtuan 15 mijë euro

Alba ka deklaruar se flokët e saj të shtuara...
- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ftuar qytetarët e Kosovës që të dalin në zgjedhje dhe mos të neglizhojnë procesin.

- Advertisement -

Pasi ka votuar në njërën nga qendrat e votimit në Prishtinë, ai ka thënë se raundi i dytë i votimit është moment i rëndësishëm po aq sa raundi i parë.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të të gjitha komunave që janë në balotazh të votojnë dhe të mos e neglizhojnë procesin. Rëndësia e daljes në votime është jashtëzakonisht e madhe. Kosovën e presin shumë punë. Ata që marrin përgjegjësi, duhet ta kenë legjitimitetin e qytetarëve”, ka thënë Haradinaj.

Në Kosovë sot po mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve për kryetarët e komunave. Nga 38 komunat e Kosovës, gara zhvillohet në 19 prej tyre, në të cilat kryetari nuk u zgjodh në rrethin e parë, më 22 tetor. Ndërkaq, në komunën e Parteshit do të ketë rivotim për kryetarin e ri.

Të drejtë vote, përfshirë të gjitha komunat në balotazh, kanë 1 milion e 353 mijë e 613 votues.

Komisioni Qendror i Zgjedhje ka konfirmuar hapjen e 614 qendrave të votimit, me gjithsej 1,777 vendvotime.

Numri i përgjithshëm i vëzhguesve që do të monitorojnë raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune, është më shumë se 12 mijë.

Monitoruesit janë përfaqësues nga subjektet politike, ambasadat e akredituara në Kosovë, organizata joqeveritare, si dhe monitorues nga Bashkimi Evropian.
Në rrethin e dytë të zgjedhjeve, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), garon në 12 komuna, Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në 9, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në 6 komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në 5 komuna, kurse Aleanca Kosova e Re (AKR), Nisma për Kosovën dhe Alternativa nga një komunë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz