back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaRegjionaleDrenasKampion i Belgjikës është boksieri nga Drenica (FOTO)

Kampion i Belgjikës është boksieri nga Drenica (FOTO)

Të ngjajshme

Aksident trafiku në Vitromiricë të Pejës, lëndohen katër persona

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident...

John Terry zbulon pse dëshiron që Liverpool të fitojë Premier League këtë sezon

Ish-ylli i Anglisë, John Terry, ka shprehur mendimin e...

Kosova në krizë demografike: Humb 10% të popullsisë brenda 13 viteve

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në Kosovë për...

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton sot për krijimin e një shteti palestinez

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet të...

Disa kanë ndëgjuar për të, disa akoma do të ndëgjojnë, por kjo ka pak rëndësi për boksierin tonë Meriton Karaxha i cili për katër vite në boksin profesionist ka shënuar rezultate kulminante.

Drenicaku nga Çikatova e vjetër, i rritur në Belgjikë ku dhe është kampion në këtë shtet, nuk harron asnjëherë nga vjen.

Ai është i motivuar dhe i vendosur të prek majën e boksit botëror dhe për këtë ka kapacitete.

Katër humbjet e tij janë aksidentale për shkakë të menaxhimit të keq, por për këtë Karaxha nuk e qanë kokën pasi ai është i pjekur si boksier dhe si personalitet. “Kam boksuar me më të mirët si Jean Pierre Bauëens që kishte 37 fitore, 2 humbje dhe një barazim dhe ishim afër dhe nuk tregova respekt aspak për te. Pastaj dy humbjet nga një boksier i respektuar si Ahmad El Ahmëi me të cilin u dëmtova nga gjyqëtarët, pasi boksova në vendin e tij, por unë vazhdova dhe nuk e qajë kokën, pasi jam edhe më i fortë” thekson Karaxha për Kosova Boxing.

Për të vlerësuar më shumë Meriton Karaxhën ne kontaktuam ish-boksierin e mirënjohur, Selajdin Koxhën, dikur kampion i Belgjikës dhe shteteve të Benelux-it.

Ai njeh rrethanat mirë në boksin belg dhe e njeh mjaft mirë boksierin Meriton Karaxha.

“Meritoni është një trim i vërtetë. Një boksier i cili asnjërit nuk i ka thanë jo. Ai ka mbuluar tri kategoritë, super bantam, të lehtën dhe super të mesmën. Është boksier shumë i mirë. Humbjet që i ka të rregjistruara nuk janë reale,” tha Koxha për Kosova Boxing.

Image result for Meriton karaxha boksieri

Image result for Meriton karaxha boksieri

Image result for Meriton karaxha boksieri

Image result for Meriton karaxha boksieri

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz