back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaSportWilder bombardon Stiverne me nokaut teknik që në raundin e parë, tani...

Wilder bombardon Stiverne me nokaut teknik që në raundin e parë, tani sytë nga Joshua për t’i treguar botës se ai është më i miri (Foto/Video)

Të ngjajshme

Ali Ahmeti për protestën në Hagë: Dëshmuam edhe një herë se liria jonë nuk gjykohet

Ali Ahmeti ka reaguar lidhur me protestën për drejtësi...

Përplasen dy mjete lundruese në Sarandë, lëndohen tre turistë të huaj

Një ngjare e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:10...

Caktohet stadiumi për ndeshjen Serbi-Shqipëri?

Ndeshja mes Serbisë dhe Kombëtares së Shqipërisë, e vlefshme...

E gjithë vëmendja e kësaj jave për adhuruesit e boksit ishte në Brooklyn të New Yorkit, kjo pasi qyteti amerikan ishte nikoqir i duelit mes Deontay Wilder dhe Bermane Stiverne.

Wilder është kampion aktual në WBC për pesha të rënda dhe arriti ta mbrojë titullin për herë të gjashtë që kur e fitoi në janar të 2015 po ndaj Stiverne.

Deontay Wilder pasi rrëzoi për herë të fundit Bermane Stiverne në raundin e parë. Foto: Getty Images

32-vjeçari ashtu edhe siç pritej e fitoi meçin kundër Stiverne, por për dallim nga hera e parë (janar 2015) e bëri me nokaut, ashtu siç edhe premtoi.

Deontay Wilder gjatë futjes në ring, nuk e quajnë kotë “Bombarduesi i Artë”. Foto: Getty Images

Bombarduesi i Bronztë” tani ka 39 fitore në karrierë (38 me nokaut), nga 39 meçe, të vetmin qe e ka me pikë, është ai ndaj Stiverne tre vite më parë. Kjo është edhe arsyeja e re-meçit, amerikani dëshironte t’i tregonte botës se herën e parë kundërshtari shpëtoi befasisht nga nokauti, transmeton Telegrafi.

Momenti kur gjyqtari e largoi Deontay Wilder, kjo pasi arri ta rrëzojë për herë të tretë Bermane Stiverne në raundin e parë. Foto: Getty Images

Ecuria e meçit Wilder (201 centimetra i gjatë dhe 99,7 kilogram i rëndë) vs Stiverne (188 centimetra i gjatë, 115 kilogram i rëndë):

Pasi Deontay Wilder e rrëzoi tre herë Bermane Stiverne nuk arrinte të ecte në këmbët e veta. Foto: Getty Images

Raundi 1: Wilder e filloi meçin me disa gjuajte të lehta me të majtën, pot pasi kaloi një minutë i plotë filloi të gjuajë fuqishëm dhe me të djathtën. Ferri për Stiverne erdhi në minutën e fundit ku pësoi tri nokdaune radhazi dhe mbeti i shtrirë, duke mos mundur ta vazhdojë përballjen.

Fituesi: Wilder me nokaut teknik

Më poshtë keni video dhe foto nga meçi. /Telegrafi/

Deontay Wilder duke pozuar me titullin pas fitores ndaj Bermane Stiverne në Barclays Center (Brooklyn Boroug, New York City). Foto: Getty Images

Deontay Wilder me mendje te Joshua pas fitores me nokaut teknik në rundin e parë ndaj Bermane Stiverne. Foto: Getty Images

Shikimi i Deontay Wilder në Bermane Stiverne në minutën e parë e tregon edhe superioritetin e tij në ring. Foto: Getty Images

Deontay Wilder duke festuar triumfin e madh ndaj Bermane Stiverne dhe mbrojtjen e titullit WBC. Foto: Getty Images

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz