back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeA DO TË BËHET LUSHTAKU DREJTOR I NDËRMARRJES TREPÇA?

A DO TË BËHET LUSHTAKU DREJTOR I NDËRMARRJES TREPÇA?

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka mohuar zërat se ai do të jetë drejtor i ri i ndërmarrjes Trepça. Ka quajtur se informacionet e tilla janë dezinformata.

“Simpatizantë e dashamirë nga rajoni i Mitrovicës më kanë informuar se kundërshtarët politik po përhapin propagandë e dezinformata se unë, Sami Lushtaku do të bëhem drejtor i ndërmarrjes “Trepça” në Mitrovicë”.

“Ky informacion është absolutisht i pasaktë, një gënjeshtër e kulluar, ngase as që më ka shkuar mendja të marr një përgjegjësi të tillë që të bëhem drejtor i kësaj ndërmarrjeje, e lëre më të bëj ndonjë hap në këtë drejtim”, ka shkruar Lushtaku.

Ai kë tej ka thënë se emri i tij është duke u keqpërdorur se ka ndikim në qytetin e Mitrovicës, që sipas tij kjo gjë nuk është e vërtet.

“Gjithashtu, dua ta bëj të qartë dhe se jam i vetëdijshëm se nuk është hera e parë që emri im keqpërdoret kinse unë paskam ndikim në Mitrovicë. Kjo është bërë në vazhdimësi viteve të fundit, ku është bërë një propagandë për ndikimin tim në këtë qytet, gjë që është fryrë edhe nga mediat. Shumë njerëz anekënd Kosovës kanë bërë karrierë në politikë, media e shoqërinë civile duke shpifur e hedhur baltë në emrin tim, duke propaganduar pa skrupull mbi mua”, ka shkruar Lushtaku.

Lushtaku ka sqaruar edhe marrëdhëniet me kryetarin aktual të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirin.  Ka thënë se nuk ka asgjë me Bahtirin, madje ai ka thënë se ka miqësi të mirë me Bahtrin.

“Asgjë personale nuk kam me askënd, as me Agim Bahtirin. Përkundrazi, gëzojmë respekt të ndërsjellë. Madje, Agimi haptazi deri më 20 tetor të këtij viti e ka deklaruar miqësinë dhe vlerësimin që ka ndaj meje. Shumë herë edhe jemi takuar në aktivitete e ngjarje të ndryshme. Por, nuk ka të drejtë as ai, as askush të thirret ose flasë në emrin tim. Unë emrit tim i dal zot vet për çdo gjë. I kam dalë zot në kohëra më të vështira, në kohë lufte. Tani e gëzojmë lirinë dhe përsëri emrin tim nuk lejoj ta cenojë ose keqpërdorë askush”, ka shkruar Lushtaku.

Kryetari i Mitrovicës, Bahtiri ditë më parë kishte bërë apel Lushtakut dhe Veselit të largohen nga qyteti i Mitrovicës.

“Po i bëj apel Samiut, por edhe Kadri Veselit – le të largohen nga qyteti. Asnjëherë, në asnjë formë, dhe në asnjë sekondë ata nuk do të kthehen në Mitrovicë”, kishte thënë Bahtri./Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz