back to top
Tuesday, August 12, 2025
BallinaSportPrekazi: Kosovarët të luajnë në klubet serbe

Prekazi: Kosovarët të luajnë në klubet serbe

Të ngjajshme

Qytetarët e Kosovës afro 7 miliardë euro i mbajnë në banka

Qytetarët e Kosovës po dëshmojnë një rritje të qëndrueshme...

Boksieri shqiptar rrëfen sherrin me djalin e Arkanit: ‘E lashë keq’

Boksieri shqiptar, Astrit Sejdi ka folur për sherrin me...

Ish futbollisti i Partizanit të Beogradit, Xhevdet Prekazi insiston se futbollistët kosovarë duhet të luajnë në klubet serbe, ashtu sikurse bëjnë serbet në klubet shqiptare

Prekazi gjatë një interviste për TV Klan, ka treguar se si shumë shqiptarë e kontaktojnë, por kanë frikë t’i dërgojnë fëmijët e tyre në Beograd.

Ai tregon se në ekipin e juniorëve ku është trajner janë tre shqiptarë dhe ata janë të pranueshëm nga të gjithë.

“Pse mos me luajtë futboll, tash futbollistët nga Serbia po shkojnë në Shqipëri. Mua më thirrin shumë shqiptarë që i kanë fëmijët talentë, por nuk guxojnë të vinë. Këtu në junior janë edhe tre shqiptarë dhe janë të pranueshëm”, ka thënë Prekazi për Klan TV.

Prekazi ka folur ehe për ndeshjen ndaj Partizanit dhe Skënderbeut në Europa League, ku shpreson se do të fitojë skuadra serbe, pasi ndeshja e parë në Shqipëri kishte përfunduar baras 0:0. /Express/

​Xhevat Prekazi, sërish nxit debat: Kosovarët të luajnë në klubet serbe

- Advertisement -

Të Fundit