back to top
Sunday, August 10, 2025
BallinaDrenica +Drenica SportNdryshon tabela, Feronikeli “fluturon” ndërsa Gjilani “ngec”

Ndryshon tabela, Feronikeli “fluturon” ndërsa Gjilani “ngec”

Të ngjajshme

Mungesë barnash esenciale, por edhe transparence

Mungesa e barnave esenciale në institucionet publike përbën një...

Parashikimi i horoskopit nga Paolo Fox – 10 gusht 2025

E diela e 10 gushtit sjell energji të ndryshme...

U tha se u rrah nga dasmorët, reagon Shpat Kasapi

Pas raportimeve se këngëtari Shpat Kasapi, është rrahur nga...

Feronikeli ia ka shkaktuar Gjilanit humbjen e parë në këtë sezon të garave.

Skuadra nga Drenasi mposhti gjilanasit me rezultat të ngushtë, 2:1.

Vendësit patën epërsinë e dy golave, falë dopietës së Mark Milicajt.

Për mysafirët ndeshjen e ri-hapi Armend Thaçi me një super-gol.

Por, kjo ishte e tëra që bënë gjilanasit në këtë sfidë.

fero 1

Me këtë fitore, Nikli e ka bërë një ngritje të ndjeshme në tabelë.

Skuadra e Zekirija Ramadanit ka dalë në vendin e gjashtë në renditje me 19 pikë, duke lënë pas Lirinë e Vëllaznimin.

Ndërkohë, Gjilani mbetet në vendin e pestë me 20 pikë.

Ekipi gjilanas ka vetëm një më shumë se Feronikeli, ndaj të cilit humbi sot në Drenas.

Kjo ishte ndeshja përmbyllëse e xhiros së 13.

Më poshtë e keni klasifikimin e plotëp as 13 ndeshjeve të elitës. /Gazeta Olle/

tabela

- Advertisement -

Të Fundit