Falë donacionit të familjes së Murtez Zekollit, shkolla fillore e fshatit Negroc do të behët me ujë të pijshëm.
Të shtunën ka filluar hapja e pusit me shpim të thellë ne oborrin e kësaj shkolle. Gjatë hapjes së pusit,prezent ishte drejtori i Urbanizmit, Idriz Hysenaj, drejtori i Shëndetësisë, Ilir Shala dhe asambleisti i kësaj zone, Ilmi Shala dhe shumë qytetarë të fshatit.
Drejtori i Urbanizmit, Idriz Hysenaj ka falënderuar ne emër të kryetarit familjen Zekolli për këtë donacion.