BallinaLajmeNënkryetari i PDK’së i kushton poezi Katalonisë, përmend edhe Rugovën

Nënkryetari i PDK’së i kushton poezi Katalonisë, përmend edhe Rugovën

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti, ka publikuar në rrjetin social “Facebook” një poezi për Kataloninë, pas vendimit të kësaj të fundit për shpallje të pavarësisë të njëanshme, shkruan Periskopi.

Në këtë poezi ku Hoti përkrah shpalljen e pavarësisë së njëanshme të Katalonisë, përmend edhe ish-presidentin e ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Kjo është poezia e plotë e tij, e publikuar në Facebook:

Rexhep Hoti – Për Kataloninë!

Sonte,

Jam me europianët e mi nga Katalonia

Dhe kjo nuk ka të bëjë fare me politikë!

Sonte,

Në tryezën e festës sime nuk jam vetë!

Kam miq!

Ata nuk janë më midis nesh.

Kanë ikur një nga një,

Që Lira e Kosovës të ketë Jetë!

Midis tyre e shoh Rugovën, Komandantin legjendar

Në të djathtë të Diellit qëndron Ukshin Hoti,

E thithë duhanin në qelibar!

Dhe me qortim të përmbajtur u drejtohet spanjollëve:

Lëreni katalunasit e qetë të gëzojnë!

Mos i ngani!

Liria është fati suprem i popujve

Është thjesht altar!

Prishtinë, 27.10.2017

Ndryshe, Hoti publikon mjaft shpesh poezi në rrjetin social “Facebook”, ndërsa pikërisht sot ai bëri në Tiranë prezantimin e librit të tij më të ri “Ndëshkimi i kujtimeve”./Periskopi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz