BallinaLajmeSHBA reagon ashpër pas shtyrjes së gjykimit për djegien e ambasadës në...

SHBA reagon ashpër pas shtyrjes së gjykimit për djegien e ambasadës në Serbi

Të ngjajshme

Çfarë mendon gjinekologu gjatë vizitës?

A keni menduar ndonjëherë se çfarë mendon gjinekologu juaj...

India dhe Irani, marrëveshje për të lejuar dy anije të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Dy anije indiane që transportonin 92,712 ton metrikë të...

A do ta prezantojë Alaudini “BBVK5”, përgjigja e tij habit ndjekësit

Moderatori i njohur Kosovar Alaudin Hamiti ka hapur një...

LVV-ja insiston se dekreti i presidentes është jokushtetues

Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, ka...
Ambasadori i Amerikës në Serbi, Kyle Scott e ka cilësuar si vendim frustues faktin që është shtyrë përsëri gjykimit i të dyshuarve për djegien e amabasadës amerikane në Beograd.

Në vitin 2008, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, huliganët serbë kishin protestuar duke sulmuar dhe djeguar ambasadën e SHBA-së në Beograd.

Scott ka thënë se është e pakuptueshme pasi krimi ka ndodhur në vitin 2008, dhe pas 9 vitesh ende nuk ka të dënuar, transmeton lajmi.net

“Kam dësgjuar se sot kishte një shtyerje tjetër të gjykimit dhe kjo është frustuese për mua, pasi krimi ka ndodhur në vitin 2008 dhe sot është viti 2017 dhe ende nuk ka asnjë vendim. Ata duhet të dënohen”, tha Scott para gazetarëve në Beograd.

Sipas tij, drejtësia duhet të shkojë në vend pasi është e rëndësishme edhe për raportet ndërmjet Amerikës dhe Serbisë.

Gjykimi për djegien e amabsadës është shtyerë për datën 9 nëntor.

Protestat e organizuara nga serbët nën parullën “Kosova është Serbi”, kishin eskaluar në dhunë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz