BallinaBotëMomenti i shpalljes së pavarësisë nga Parlamenti i Katalonjës

Momenti i shpalljes së pavarësisë nga Parlamenti i Katalonjës

Të ngjajshme

Parlamenti i Katalonjës ka votuar në favor të pavarësisë nga Spanja derisa Madridi po paralajmëron të intervenojë kundër secesionit të provincës së pasur verilindore.

Deputetë e kanë mbështetur pavarësinë me 70 vota pro, duke krijuar një momentum të ri që pritet të shkaktojë krizën më të madhe politike që prej instalimit të demokracisë në Spanjë në vitin 1970.

“Do ta themelojmë Republikën Katalonase si një shtet të pavarur, sovran demokrat dhe shtet social të së drejtës”, thuhet në mocionin që e kanë votuar deputetët. Ndërkohë pritet edhe votimi në Senatin e Spanjës që do të lejojë suspendimin e autonomisë së Katalonjës.

Votimi në Parlamentin e Katalonjës vjen pas dy javë negociatash të tensionuara ndërmjet Madridit dhe Barcelonës.

Pro vendimit për shpalljen e pavarësisë kanë votuar 70 deputetë, 10 kundër dhe 2 abstenime.

Pas aktit të shpalljes kanë shpërthyer duartrokitjet dhe përqafime ndërmjet deputetëve, ndërkohë që ata të opozitës e kanë lëshuar sallën në shenjë proteste.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz