BallinaRegjionaleDrenasKomorani bëhet me nënstacion policor (Foto)

Komorani bëhet me nënstacion policor (Foto)

Të ngjajshme

Superliga vjen me dy ndeshje sot

Xhiroja e 25-të e Superligës së futbollit do të...

Arrestohet autori, që i vendosi tritol makinës së agjentit të krimeve në Lezhë

Policia e Lezhës ka zbardhur autorësinë e shpërthimit me...

Muharremi kritikon LVV-në: Nga opozitë ideale në pushtet me miliona

Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar shpenzimet e mëdha të...

Të premten, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka dorëzuar çelësat e zyrës për nënstacion policor në Komoran, komandantit të Stacionit Policor në Drenas, Driton Morinës.

Gjatë dorëzimit të çelësave ishin të pranishëm shumë qytetarë nga Komorani me rrethinë, të cilët i janë gëzuar hapjes së këtij nënstacioni policor i cili do të jetë në shërbim të qytetarëve të kësaj ane për ruajtjen e sigurisë publike.

Image may contain: 3 people, people standing, suit and outdoor

Lladrovci me këtë rast ka uruar banorët e kësaj ane, duke thënë se tani Komorani me rrethinë do të kenë nënstacionin e tyre policor dhe njëherit ka kërkuar që për çdo parregullsi të lajmërojnë këtë nënstacion dhe të vazhdojnë bashkëpunimin për të ruajtur sigurinë publike.

Komandanti i Stacionit Policor në Drenas, Driton Morina ka falënderuar kryetarin Lladrovci që kërkesën e tyre dhe të banorëve e kanë realizuar. /Drenica Press/

Image may contain: 1 person, sky, wedding and outdoor

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz