Një tjetër dëshmi kundër Saimir Tahirit. Kështu shkruan në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha që ka komentuar intervistën që ka dhënë Antonio Nazeraj për gazetarin Basir Çollaku.
‘Një oficer tjetër i antidrogës kryqëzon Tahirin, vërteton lidhjet e tij kriminale me Habilajt!
Të dashur miq, përveç Zaganit një oficer tjetër i antidrogës së Fierit, Antonio Nazeraj dëshmon në media:
– Habilajt me makinët e Tahirit me targë AA003 refuzonin kontrollet e policisë,
– pas shoqërimit të tyre, në një rast në polici, jo vetëm u urdhërua lirimi i menjëhershëm i tyre dhe makinës por
– bëri që ai të vihej në shënjestër të bandës për eliminimin e tij fizik dhe,
– nisjen e procedurave që sollën largimin e tij nga policia!
Për më shumë lexoni me poshtë intervistën!”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.