BallinaDrenica +Drenica SportLlapi-Drenica, ky është rezultati përfundimtar

Llapi-Drenica, ky është rezultati përfundimtar

Të ngjajshme

Vdes në moshë të re aktori i famshëm amerikan

Aktori amerikan Nicholas Brendon, i njohur për rolin e...

Evertoni e ‘shkatërron’ Chelsean, ia vazhdon krizën e rezultateve

Everton siguroi fitoren e parë në shtëpi këtë sezon...

Ish-sekretari i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përsëriti thirrjet...

“I hidhur lajmi”, të vrarin në Klinë e kishte bashkëluftëtar, reagon Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 12-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Skuadra e Llapit ka shënuar fitore si mysafire në Skenderaj, duke e mposhtur Drenicën, me rezultat 2:1. Kjo fitore ia ka mundësuar llapjanëve që të kthehen në pozitën e parë në renditje.

Llapi e nisi shumë mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi qysh në minutën e 10-të, me golin e realizuar nga Egzon Sinani me gjuajtje me kokë pas harkimit të Mentor Zhdrellës. Epërsinë në 2:0 e shtoi Mirlind Daku, me golin e shënuar në minutën e 33-të.

Genc Hamiti në minutën e 77-të e ngushtoi epërsinë e mysafirëve, duke vendosur njëherësh rezultatin përfundimtar të këtij takimi, 1:2.

Në takimet tjera Prishtina ka arkëtuar një pikë si mysafire e Dritës, duke e mbyllur sfidën pa fitues dhe pa gola. Fitues nuk ka pasur as në Podujevë ku është zhvilluar ndeshja ndërmjet Flamurtarit dhe Trepçës’89.

Flamurtari dy herë ishte në epërsi, por nuk arriti ta ruajë atë deri në fund. Ardit Jaupaj shënoi për 1:0 në minutën e 28-të. Shifrat i barazoi Shpëtim Idrizi nga gjuajtja e lirë, por Ardit Jaupaj e riktheu sërish epërsinë e Flamurtarit me golin e tij të dytë në minutën e 58-të.

Ndërkohë, Trepçën’89 nga humbja e shpëtoi Oto John, me golin e shënuar në minutën e 82-të, duke vendosur rezultatin final, 2:2.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz