back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmePërplasje e ashpër mes Veselit dhe Abdixhikut

Përplasje e ashpër mes Veselit dhe Abdixhikut

Të ngjajshme

Asistimi i vitit bëhet në Champions League, nga një portier (Pamje)

Një gjë e pazakontë ka ndodhur sot në Champions. Jo...

Numërohen votat me kusht në Prishtinë, ky është rezultati

Ka përfunduar numërimi i votave me kusht në Prishtinë. Kandidati...

Rexhepi: Kurti nuk ishte kundër krijimit të një komune me shumicë boshnjake

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi, ka zbuluar detaje...

Luftanija më e madhe në botë arrin në detin kroat

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Gerald R. Ford, e njohur si...

Kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pasur përplasje të ashpër verbale në seancën e sotme me deputetin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, raporton zeri.info.

E tërë kjo nisi me deklaratën e Abdixhikut, i cili përmendi listat e fryra të veteranëve, për të cilët është paraparë ndarja e mjeteve financiare pas rishikimit të buxhetit për vitin 2017.

Me këtë rast, Veseli e quajti manipulant Abdixhikun.

“As nuk ke guxim intelektual, as guxim moral. Duhet të kesh kujdes kur të flasësh, me gjëra konkrete. Po jo të aktrosh me gjendjen e sistemit shëndetësor. Për tri vite ai sistem shëndetësor është udhëhequr nga partia që je ti”, ka thënë ai gjatë replikës.

Veseli më tej, pranoi se listat janë fryrë, porse sipas tij, nuk mund të ndëshkohen të gjithë luftëtarët.

“Ti po mendon që janë fryer listat, janë fryer shumë. A e di sa lista janë fryer nga partia juaj? Me qindra veta”, ka thënë ai, duke ftuar prokurorinë që t’i hetojë ato. Ka lista të fryera që janë manipulantë, por ti nuk mund 90% të luftëtarëve t’i fyesh”, ka shtuar ai, raporton “Zeri.info”.

Menjëherë pas kësaj ka reaguar Abdixhiku, me ç’rast tha se Veseli është në panik. Sipas tij, lideri i PDK-së mund të mbahet mend vetëm për dy gjëra të këqija.

“Veseli është  në panik. Ti do të mbahesh mend për dy gjëra: që ke qenë në krye të SHIk-ut dhe që një parti të madhe e ke shndërruar në një parti që ka një grusht deputeteësh”, shtoi ai.

Pas kësaj, Veseli tha se do të japë dorëheqje nga kryetari i kuvendit po qe se dënohet dikush nga SHIK-u.

Këto akuza u bënë në seancë e sotme ku po diskutohet rreth rishikimit të buxhetit për vitin 2017, e të cilin nuk e kanë mbështetur partitë opozitare. /Zeri

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz