Është mbyllur procesi i numërimit të votave nga KQZ-ja edhe në komunën e Skënderajt.
Sipas të dhënave të KQZ-së, Partia Demokratike e Kosovës është fituese me 9.623 vota, ose 62,62%, shkruan Drenicapress.
Katër vite më parë, në zgjedhjet lokale të 2013, PDK-ja në Skënderaj kishte një përqindje më të madhe të votave, me 15.653 ose 81,74%, një diferencë prej 6 mijë votash./Drenicapress.info/
- Advertisement -

