BallinaRegjionaleDrenasXhemajli komenton për herë të parë humbjen ndaj Ramiz Lladrovcit

Xhemajli komenton për herë të parë humbjen ndaj Ramiz Lladrovcit

Të ngjajshme

Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

Rreth 24.2% e familjeve në Shqipëri rezultojnë të kenë...

Neymar mesazh Ancelottit: Dua të rikthehem në kombëtare dhe të luaj në Botëror

E ardhmja e Neymarit në kombëtaren e Brazilit mbetet...

Për ta ngushëlluar për vdekjen e nënës, Veiga golin ia dedikoi Thiago Silvas

Porto ka arritur një fitore të rëndësishme me rezultat...

Kandidati i Nismës për Kosovën në komunën e Drenasit, Isa Xhemajlaj ka thënë se rezultati i zgjedhjeve në këtë komunë nuk është aspak real.

Ai ka thënë se janë duke e analizuar atë dhe se kundërkandidati i tij Ramiz Lladrovci nuk ka fituar me vullnetin e qytetarëve.

‘’Nuk mendoj që është rezultat  real, jemi duke i bërë analizat, do të shohim se çka do të ndodh. Absolutisht nuk është rezultat real’’, ka thënë Xhemajlaj.

Kandidati i Nismës beson se atij i janë vjedhur votat, madje thotë se do të marrë masa nëse diçka e tillë vërtetohet.

‘’Kam pritur më shumë. Unë mendoj që më janë vjedhur votat. Nëse del të jetë ashtu  do ti ndjekim procedurat e zgjedhjeve të ankesave dhe do të shohim deri në çfarë shkalle është dëmtuar procesi.’’, ka shtuar tutje Xhemajlaj.

Kujtojmë që Ramiz Lladrovci në këto zgjedhje ka arritur të marrë 59.34 për qind të votave, ndërsa Isa Xhemajlaj 24.32 për qind.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz