Në fshatin Gushafc të Komunës së Mitrovicës ka ndodhur një incident ndërmjet disa personave i cili dyshohet të ketë qenë me motive politike.
Një dëshmitar okular ka deklaruar për “Gazeta Blic” se janë mbështetësit e PDK-së dhe ata të AKR-së, ata të cilët kanë shtuar tensionet mes vete pas publikimit të rezultatit Preliminar në këtë komunë nga DnV.
“Në fshatin Gushafc është tensionuar gjendje ndërmjet njerëzve të PDK-së dhe ata të AKR-së, ata kanë përdorur edhe armët për disa momente të acaruar nga rezultati zgjedhor”, tha ky dëshmitar.
Ndërkohë “Gazeta Blic” ka bërë përpjekje të marrë një shpjegim për rastin nga zëdhënësi i Policisë së Kosoës nga rajoni i Mitrovicës, Avni Zahiti por ai nuk është përgjigjur në thirrjet e redaksisë.
“Gazeta Blic” do të ju mbajë të informuar lidhur me rastin.



