back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeNesër voton Kosova

Nesër voton Kosova

Të ngjajshme

Kancelari i Gjermanisë: Hyrja e Ukrainës në BE vitin e ardhshëm është e pamundur

Kancelari i Gjermanisë,  Friedrich Mertz tha se nuk e...

“Je shembulli më i keq për vajzat e reja” – Kapen keq Benita me Albën

Një debat i ashpër është zhvilluar gjatë ditës së...

Vuçiq: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të hyjë në fuqi në dhjetor 2026 ose mars 2027

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi të enjten se...

Komisioni Evropian pa zgjidhje për transportuesit rajonalë

Komisioni Evropian nuk ka një zgjidhje konkrete për kategori...

Janina Ymeri: Rritja 21% e rrymës pasojë e keqmenaxhimit, qeveria po zhvat qytetarët

Ekspertja e energjisë, Janina Ymeri, ka komentuar rritjen e...

1 milion e 890 mijë e 952 persona kanë të drejt vote në zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në Kosovë.

Të gjithë këta votojë në 38 komuna që nga ora 7:00 e mëngjesit deri në ora 19:00 të mbrëmjes në 889 qendra të votimit me gjithsej 2 mijë e 505 vendvotime.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 204 kandidat që pretendojnë të parin e qytetit të tyre dhe 6887 kandidatë për kuvendet komunale, njofton Klan Kosova.

Në këto zgjedhje marrin pjesë 91 subjekte politike, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur.

Sikurse edhe në proceset e kaluara zgjedhore, votimet do të vëzhgohen dhe monitorohen nga mediat, organizata vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe Bashkimin Europian si dhe disa ambasada të vendeve të ndryshme në Kosovë.

Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar sipas KQZ-së është 33 mijë e 200, njofton Klan Kosova.

Në ndërkohë, për mbarëvajtjen e këtij procesi sa i përket aspektit të sigurisë është angazhuar Policia e Kosovës, kurse për luftimin e parregullsive dhe manipulimeve, janë angazhuar edhe shumë prokurorë.

Këto janë zgjedhjet e shtata lokale që nga paslufta në Kosovë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz