back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaRegjionaleDrenasDrenas, akuza e kundër-akuza mes PDK-së dhe Nismës

Drenas, akuza e kundër-akuza mes PDK-së dhe Nismës

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Dita e zgjedhjeve vetëm se po afrohet, ndërkohë edhe gara mes partive e kandidatëve po bëhet me e nxehtë. Akuzat nga më të ndryshme nuk munguan as në debatet televizive dhe nuk po mungojnë as tani përmes njoftimeve për media.

Dega e Nismës në Drenas sot akuzoj Lladrovcin se po bën presion mbi punonjësit e administratës dhe mësimdhënësit, për të marrë pjesë në tubime elektorale.

Ndër të tjera në reagimin e Nismës thuhej se fitorja tashmë është duke trokitur në dyert e qytetareve të Drenasit e bashkë me këtë edhe demokracia.

Ndaj të gjitha këtyre akuzave ka reaguar dega e PDK-së në Drenas, duke shtuar se NISMA po dëshmon se tashmë i ka humbur zgjedhjet në Drenas.

Ndër të tjera në reagimin e PDK-së thuhej Partia Demokratike e Kosovës, dega në Drenas, hedh poshtë si të pavlerë dhe demanton këtë reagim të Nismës ndaj PDK-së, ngase synon të hutoj dhe manipuloj qytetarët.

PDK dega në Drenas, dy herë publikisht ka ftuar qytetarët t’i bashkohen tubimit në Palestrën e Sporteve, po ashtu, ka bërë ftesë edhe në medie lokale për tubim. Kurrë, në asnjë rast, as nuk ka bërë presion as ndonjë dhunë për të shtuar numrin e pjesëmarrësve në çfarëdo tubimi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz