back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmeDëbohet nga Gjermania, 37-vjeçarja kosovare me tetë fëmijët e saj

Dëbohet nga Gjermania, 37-vjeçarja kosovare me tetë fëmijët e saj

Të ngjajshme

Zgjohet Barça nga gjumi, shënon golin e parë ndaj Guadalajaras

Barcelona ka arritur të shënojë golin e parë të...

Haradinaj: E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për...

Arktiku kalon vitin më të nxehtë ndonjëherë

Arktiku ka kaluar vitin më të nxehtë të regjistruar...

Drejtoria e Përgjithshme e Saksonisë – shtet në veri të Republikës Federale të Gjermanisë – dëboi sot një grua 37-vjeçare nga Kosova, me tetë fëmijët e saj.

Rreth 25 vetë që protestuan në Dresden nuk arritën ta parandalonin dëbimin e kosovares dhe tetë fëmijëve të saj.

Pas protestave kundër deportimit të kësaj familjeje të madhe nga Dresdeni në Kosovë, policia ka gjobitur dy persona që protestonin, për shkak të kundërshtimit ndaj oficerëve policor, raporton gazeta gjermane Die Welt.

Dëbimi i gruas 37-vjeçare nga Kosova me tetë fëmijët e saj – që janë të moshave 2-17 vjeç – u krye me urdhër të drejtorisë shtetërore të Saksonisë.

Pasi një kërkesë për azil e familjes kosovare ishte refuzuar, familja nuk e kishte shfrytëzuar mundësinë që ta linte vullnetarisht Gjermaninë, tha një zëdhënës i Zyrës Rajonale, prandaj dëbimi u urdhërua.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz