BallinaLajmeImami i Podujevës komenton betimin e Albin Kurtit “Pasha Kur’anin, pasha Musafin”

Imami i Podujevës komenton betimin e Albin Kurtit “Pasha Kur’anin, pasha Musafin”

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nga qyteti i Podujevës përbeu librin e shenjt “Kur’anin”, duke thënë se do të fitojnë këtë qytet me kandidatin e tyre për kryetar të komunës.

“Pasha Kur’anin, pasha Musafin po fitojmë në Llap”, ka Kurti gjatë një mitingu të partisë.

E imami i Xhamisë së madhe në Podujevë “Met Podujeva”, Idriz Bilalli, ka një shpjegim për atë që tha Kurti në Podujevë.

“Nëse e shikojmë nga këndvështrimi islam, asi betimesh nuk lejohen. Nëse vjen puna të dëshmosh  një çështje për diçka të caktuar dhe nuk ki tjera prova apo fakte, por duhet të betohesh, atëherë betimet janë ajo formula:  Vollahi, Bilahi T’Allahi, d.m.th janë këto tri formula. Betimi në Zot, dhe kjo është ajo formula e saktë sipas parimeve islame”, tha Bilalli për lajmi.net.

Imami tha se i edukojnë brezat në parime islame dhe rrugën e zotit. Mendon se llapjanët janë si trevë që mundohen maksimalisht ta ndjekin rrugën e zotit, por që “nuk e përdorin aq shumë fjalën Kur’an”.

“Kjo është një traditë në trevën tonë. Ne provojmë maksimalisht ta kultivojmë islamin e drejt dhe sa i përket parimeve islame, ne i mësojmë dhe i edukojmë njerëzit edhe për betimin në zot”.

Imami mendon fjala Kur’an ka mbetur me qëllim respekti ndaj fjalës së zotit, por ai mendon se nuk është aq e theksuar sa mendohet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz