back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeLumezi tallet me Enver Hasanin: Shiko mos e kam falsifiku edhe shkollën...

Lumezi tallet me Enver Hasanin: Shiko mos e kam falsifiku edhe shkollën fillore

Të ngjajshme

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama është...

Arrestohet një person nën dyshimin për krime lufte

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, hetuesit nga Drejtoria për...

Bëhen bashkë kandidatët për kryetar të Vushtrrisë

Kandidatët për kryetar të Vushtrrisë janë bërë bashkë mëngjesin...

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi ka komentuar deklaratën për media që ka dërguar pak më parë ish-rektori i UP-së Enver Hasani, me anë të së cilës akuzon Lumezin për falsifikim të provimit të jurispodencës.

Lumezi tha se kjo deklaratë e tij është thjesht shpifje.

“Jemi mësuar me terminologjinë shpifëse të Enver Hasanit, ne nuk lidhemi me terminologjinë shpifëse të atij, se jemi mësuar, s’është hera parë ka pasur edhe më herët kësi shpifje nga ana e tij”, ka thënë Lumezi.

Kryeprokurori i shtetit, madje mendon se nuk ia vlen as të komentohet kjo deklaratë e Hasanit, duke shtuar me shaka se Enver Hasani duhet të verifikojë se a ka kryer prokurori edhe shkollën fillore.

“Po nuk e di unë se kisha komentuar se këto shpifje nuk meritojnë kurrfarë komentimi, vetëm përbuzje se nuk merremi na me kësi senesh se. Le të shikon mos e kam falsifikua edhe shkollën fillore”.

Në fund, Lumezi ka thënë për GazetaBlic se “janë gjallë profesorët që i kam dhënë unë provimet te ata”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz