Deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka, është duke marrë pjesë në një mbledhje në Kuvend, një ditë pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ia shqiptoi masën e arrestit shtëpiak.
Zeka qe ndaluar tri ditë më parë nën dyshimet për shmangie të tatimit.
Në mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media po shqyrtohet raporti vjetor i Radio Televizionit të Kosovës, raporti vjetor i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin si dhe raporti vjetor i Komisionit të Pavarur për Media.
