Xhavit Drenori, kandidati i pavarur për kryetar të Drenasit ka shprehur mllefin e tij se pse një medium në vend nuk e ka ftuar në debat për të diskutuar për problemet e kësaj komune.
‘Miq dhe përkrahës tanë, qytetarë të komunës së Drenasit, me keqardhje ju njoftoj qe sonte padrejtësisht nuk do të jem prezent në debatin i cili do të zhvillohet në ora 21:00 në Klan Kosova. Nga zyrtarë të Klan Kosovës u njoftova se megjithatë unë nuk do të mund të marr pjesë në debat – arsyeja- nuk paska vend për një karrigë shtesë në studion e tyre.’, ka njoftuar ai përmes llogarisë së tij në Facebook.
Shkrimi i plotë i Drenorit në Facebook: Hovin e zhvillimit të demokracisë të filluar me 4 dhjetor nuk mund ta ndal askush, e aq më pak një medium i “kapur” nga disa mbetje të strukturave me të kaluar kriminale (kujtojeni klanin PRONTO).
Hovin e aktivizimit të të rinjëve në procese demokratike të filluar me 4 dhjetor, e për të cilin na paten lakmi edhe komunat tjera dhe për të cilën pranuam respekt dhe admirim edhe nga ambasadat mike të Kosovës me theks të veçant nga ajo amerikane, aq më pak një medium i cili haptas përkrahë parti të caktuara politike.
Miq dhe përkrahës tanë, qytetarë të komunës së Drenasit, me keqardhje ju njoftoj qe sonte padrejtësisht nuk do të jem prezent në debatin i cili do të zhvillohet në ora 21:00 në Klan Kosova.
Isha në pritje të këtij debati të fundit televiziv për komunën tonë dhe më i përgaditur se kurrë për të përballur faktet dhe argumentet rreth të metave të qeverisjes aktuale të komunës sonë dhe prezantimin e alternatives tonë qeverisëse.
Nga zyrtarë të Klan Kosovës u njoftova se megjithatë unë nuk do të mund të marr pjesë në debat – arsyeja- nuk paska vend për një karrigë shtesë në studion e tyre.
Duke u ndjerë i diskriminuar nga ky veprim, provova të kontaktoj persona përgjegjës për t’ju treguar që më këtë veprim ky medium po provon të përqoj një mesazh të gabuar të qytetarët e Drenasit se kandidatura ime “do të ishte” e pa rëndesishme në garën për kryetar të Drenasit.



Qytetarë të nderuar të Drenasit, Ju e dini më se miri rrugën e vështirë që më disa të rinjë e ndoqem në garen e vitit të kaluar me te vetmin qellim, forcimin e demokracisë së vërtetë të munguar në komunën tonë.
Ju e dini më së miri edhe fuqinë tonë politike që na e dhatë me 4 dhjetor 2016. U renditëm në vendin e tretë, sado që me një ekipë prej disa të ri jësh dhe financim nga kredite personale në bankë.
Këto fakte ja përballa edhe shefit kryesor të Klan Kosova, z. Baton Haxhiu përmes një mesazhi në celular. (Gjeni të bashkangjitur në fotot 2,3 dhe 4).
Qytetarë të nderuar të Drenasit, Ju më së miri e dini vendosshmërinë tonë që të shtyjmë përpara pa kompromis proceset demokratike duke aktivizuar tashmë një ekipë të madhe me njerëz kryesisht të rinjë, profesionist dhe të motivuar që të bartin mbi supet e tyre këto procese. Në këto zgjedhje po garojmë me listen e plotë për asamble komunale, që do të thotë, ne kemi shtrirje në çdo lokacion të komunës tonë.
Katër ditë para se të mbyllet fushata elektorale, ne derë me derë shpërndamë mijëra kopje të programit tonë qeverisës dhe në bazë të komunikimeve me Ju, jemi në pritje të një rezultati më të mirë sesa para 9 muajsh (me dhjetë veta në ekipë dhe pa struktura të mirëfillta patëm marrë 12,6% të votave në Drenas, duke qënë vendimtar që Drenasi për herë të parë të këtë balotazh. Foto 5 pasqyron rezultatin e 4 dhjetor 2016).
Pra ne, nuk do te ndalemi për asnjë çast në rrugën tonë të drejtë dhe të pa alternativë tjetër që të nxjerrim komunën tonë nga “kthetrat” e keqbërësve, të cilat duke u thirruar në luftën e UÇK-së e shkatërruan sistemin e qeverisjës së mirë në Drenas.
Dëmet nga diskrimini që më bënë Klan Kosova, do të vazhdojë të ndjekë rrugët ligjore që nesër paradite.
Në ora 10:30, në prani të mediave do të shtroj ankesë në Komisionin e Monitorimin e Mediave (KOM), më pas do ju nisë një letër njoftuese të gjitha Institucioneve relevante të Kosovës, atyre ndërkombëtare dhe posaqerisht ambasadave të vendeve të quintit, me arsyetimin se përveç diskriminimit në garë, Klan Kosova, sot vrau edhe vullnetarizmin e të rinjëve për të qënë akterë në vendimmarrje.