BallinaLajmeSpecialja jep informacionin për të akuzuarit e ardhshëm për krime të luftës

Specialja jep informacionin për të akuzuarit e ardhshëm për krime të luftës

Të ngjajshme

Vritet në Greqi një tifoz 20 vjeçar

Një ndeshje e ligës greke të basketbollit midis PAOK...

West Hami ja lehtëson Arsenalit, merr një pikë të rëndësishme ndaj Cityt

Ka përfunduar ndeshja e Premierligës mes West Hamit dhe...

Boga ia dhuron Juventusit një fitore të madhe në udhëtim tek Udinese  

Jeremie Boga shënoi për ndeshjen e tretë radhazi në...

Gjykata Speciale e cila do ti trajtoj rastet kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së, nën dyshimet për krimet të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë, pritet që ti jap të drejtë edhe avokatëve vendor që të kyqen në këtë proces në rolin e avokatëve mbrojtës.

Zyrtarja për informim e këtij institucioni Avis Benes ka thënë për indeksonline, se çdo i akuzuar para Dhomave të Specializuara të Kosovës ka të drejtë të zgjedh një mbrojtës, në qoftë se mbrojtësi i përmbush kushtet.

“Në përputhje me Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe Rregulloren e Procedurës dhe të Provave, çdo i akuzuar para Dhomave të Specializuara të Kosovës ka të drejtë të zgjedh një mbrojtës, në qoftë se mbrojtësi i përmbush kushtet. Për të ushtruar profesionin para Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe për t’u emëruar ose caktuar si mbrojtës i specializuar i një të akuzuari, një avokat duhet të përmbushë disa kritere në lidhje me përgatitjen profesionale”, ka thënë ajo.

Benes ka treguar se kriteret përkatëse përcaktohen në dokumentin e quajtur Direktivë për Mbrojtësit, i cili pritet të miratohet nga Administratorja në periudhën në vijim, pas miratimit prej Kryetares./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz