back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeAvokati i Fitim Thaqit tregon se pse klienti i tij e sulmoi...

Avokati i Fitim Thaqit tregon se pse klienti i tij e sulmoi Vehbi Kajtazin

Të ngjajshme

Gruaja raporton në polici se është kanosur nga vjehërritë

Një grua ka raportuar në polici se në vazhdimësi...

Familja apo zgjedhjet, çka i shtyri mërgimtarët të vijnë në Kosovë?

Për dallim nga ditët e kaluara, kur pritjet në...

“Jemi takuar në një kafene”, Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë

Eduard Kuçi dhe Elijona Binakaj janë sqaruar me njëri-tjetrin...

SHBA-ja mbërthehet nga supergripi, po përhapet ‘frikshëm’ në Nju Jork

Ekspertët amerikanë thonë se një virus, i cili shkakton...
- Advertisement -

Fitim Thaqi është ndalur për 48 orë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë. Ndalimin e tij e ka kërkuar Prokurori që po merret me zbardhjen e sulmit ndaj gazetarit të Insajderit. Avokati i Thaqit ka thënë për Express se sulmi ndaj Kajtazit kishte ndodhur pasi ky i fundit i kishte këqyrë keq klientin e tij.

- Advertisement -

Sulmuesi i Vehbi Kajtazi, Fitim Thaqi ka thënë se i ka rënë pishman për goditjet me grusht ndaj gazetarit të Insajderit. Ka thënë se motivi pse ka ardhur deri te përleshja fizike ka të bëjë me atë se Kajtazi nuk e ka këqyr mirë, në kohën kur të dytë ndodheshin në kafenenë e njëjtë.

Ky është sqarimi i avokatit të Thaqit, Gazmend Halilaj, i cili ka treguar se  me vendim të Prokurorit klienti i tij është ndalur për 48 orë.

Në një bisedë për Express, Halilaj ka thënë se asnjëherë se klienti i tij nuk e ka njohur dhe se nuk ka pasur asnjëherë probleme me gazetarin.

Halilaj ka dhënë versionin e klientit të tij dhënë në Polici e Prokurori.

“Ky fillimisht ka qenë ulë, me disa persona të tjerë me të cilët Vehbiu, ka disa mosmarrëveshje gjyqësore dhe nuk është pritë mirë nga ata që ky ka qenë me ta, dhe u çu ka dalë me një tavolinë tjetër”, tregon avokati versionin e Thaqit.

Ka thënë se Fitim Thaqi ka qenë në një tavolinë me disa shokë të tij, të cilët kanë pasur më herët probleme me Kajtazin.

“Mirëpo, personat e dëmtuar tashmë, kanë konsiderua se ky po din diçka dhe i kanë shikuar jo mirë, pastaj rastësisht ka eskalua situata, mirëpo pa e ditë ky për problemet e tyre në mes vete. Fitimi ka qenë në tavolinë me Faton Ramadanin, mirëpo ky nuk i ka ditë problemet që ata i kanë në mes vete”, ka deklaruar avokati.

Fitim Thaqi kishte grushtuar të premten Vehbi Kajtazin, i cili ka përfunduar në QKUK. Policia kishte ndalur fillimisht Faton Ramadanin, por, më vonë kishte vënë në kërkim edhe të dyshuarin kryesor, Fitim Thaqin.

Tash, avokati thotë se klienti i tij është penduar për sulmin që ka bërë ndaj gazetarit.

“Fitimi është penduar për gjithçka, realisht e ka zënë taksirati ata i kanë pas disa mosmarrëveshje”, ka shtuar ai. /express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz